Foto: KALLXO.com

Apostolovës i zgjatet mandati në Kosovë

Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, i është zgjatur mandati edhe për 6 muaj të tjerë deri më 31 gusht të vitit 2020.

Vendimin e ka marrë sot Këshilli i Bashkimit Evropian.

Këshilli ka marrë vendim për zgjatje të mandatit edhe për 5 përfaqësues tjerë special të BE-së të cilët punojnë nëpër rajone të ndryshme.

Në pozitën e Përfaqësueses së Zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolova ishte emëruar në vitin 2016. /21Media