Apostolova uron ministrin Likaj për detyrën e re

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj dhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, PPBE, Nataliya Apostolova gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim virtual.

“Ambasadorja Apostolova e uroi ministrin Likaj për detyrën e re dhe tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar që të mbështesë Kosovën në përmirësimin e mëtejmë në fushën e arsimit.”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se ministri Likaj e falënderoi ambasadoren Apostolova për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Bashkimi Evropian për Kosovën dhe për arsimin në veçanti, ndërsa theksoi nevojën e mbështetjes së mëtutjeshme në realizimin e programit qeveritar për arsim.