Natalya Apostolova | Foto: KALLXO.com

Apostolova për masakrën e Reçakut: Ngjarjet e dokumentara na kujtojnë rëndësinë e paqes dhe drejtësisë

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ ka përkujtuar masakrën e Reçakut.

Apostolova ka shkruar se përkujtimi i këtyre ngjarjeve të dokumentuara kujtojnë rëndësinë e paqes, drejtësisë dhe ripajtimit.

“Nesër kujtojmë viktimat e masakrës së Reçakut të vitit 1999. Përkujtimi i këtyre ngjarjeve të dokumentuara mirë na kujton rëndësinë e paqes, drejtësisë dhe pajtimi. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave. Viktimat pushofshin në paqe”, ka shkruar ajo.

 

Edhe ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara në një deklaratë të përbashkët kanë përkujtuar masakrën e Reçakut të ndodhur 21 vite më parë.

Sipas tyre, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë duhet të sigurojnë që viktimat dhe familjet e tyre kanë qasje të plotë në drejtësi.

Kujtojmë se javë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e kishte quajtur trillim të William Walker masakrën e Reçakut.

Walker ka ardhur në Kosovë për përvjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe më 15 janar 1999 në Reçak.

Reçaku, fshati që e vizitoi vdekja dhe e harroi drejtësia

.