Apostolova: Mezi pres të punoj me Albin Kurtin

Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian, Nataliya Apostolova, ka uruar për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës.

Ajo ka thëne së kjo është ditë e rëndësishme për Kosovën dhe mezi pret të punojë me Albin Kurtin dhe kabinetin e tij.

“Ditë e rëndësishme për Kosovën! Urime Qeverisë së re! Mezi pres të punojmë me Kryeministrin Albin Kurtin dhe të gjithë anëtarët e Qeverisë në agjendën tonë të përbashkët europiane për popullin e Kosovës”, shkroi Apostolova në Twitter.