Apeli vërteton dënimin ndaj Agim Ademit

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila i kishte shpallur fajtor Agim Ademin dhe Muhamet Ramën.

Gjykata e Prishtinës i kishte dënuar të akuzuarit për vepër penale të detyrimit në tentativë, duke i shqiptuar Agim Ademit dënim me burgim prej 9 muajve, ndërsa M.R. dënim në burgim në kohëzgjatje prej 1 viti.

VIDEO – Momenti kur kryetari i FFK-së dënohet me burgim

Sipas Gjykatës se Apelit aktgjykimi i ankimuar nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, nuk është shkelur ligji penal dhe se gjendja faktike, është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë.

“Gjykata e Apelit vlerësoi se dënimi i shqiptuar është në proporcion më shkallën e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale, shkallën e përgjegjësisë të të akuzuarve dhe në funksion të qëllimit të përcaktuar me ligj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.