Gjykata e Apelit - Foto: KALLXO.com

Apeli vendos në favor të nxënësve të komuniteteve që u vendosen në klasë të veçuar

Gjykata e Apelit ka miratuar si të bazuar kërkesëpadinë e të miturve  M.J., P.H. dhe A.H., nga Gjakova të cilët e kishin paditur Drejtorinë e Arsimit në Gjakovë për diskriminim mbi bazën racore dhe përkatësisë etnike të komunitetit romë, ashkali dhe egjiptian duke i vendosur në klasë të veçuara.

Sipas dosjes së gjykatës, konstatimi se vendosja e nxënësve në klasë të veçuara me shumicë të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian përbën shkelje të së drejtës për arsim, segregacion dhe diskriminim mbi baza racore.

“Konstatimi se vendosja e nxënësve në klasë të veçuara me shumicë të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian përbën shkelje të së drejtës për arsim, segregacion dhe diskriminim mbi baza racore dhe të përkatësisë etnike, shpërbërjen e klasës e të veçuar me nxënës të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian, si dhe për kompensimin e dëmit jomaterial, vlera e kontestit 8,223.00€, duke vendosur sipas ankesës së të paditurës, e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë”, njofton Apeli.

Tutje, në gjetjet e Gjykatës thuhet se me precizimin e kërkesëpadisë i autorizuari i paditësve ka kërkuar që të detyrohet e paditura komuna e Gjakovës-Drejtoria e Arsimit në Gjakovë, që në emër të kompensimit të dëmit jo material për shkak të vuajtjeve shpirtërore të iu paguaj paditësve M.J. nga Gjakova, P.H. nga Gjakova, A.H. nga Gjakova.

“Ndërsa me precizimin e kërkesëpadisë i autorizuari i paditësve ka kërkuar që të detyrohet e paditura komuna e Gjakovës-Drejtoria e Arsimit në Gjakovë, që në emër të kompensimit të dëmit jo material për shkak të vuajtjeve shpirtërore të iu paguaj paditësve M. J nga Gjakova, P. H nga Gjakova, A. H nga Gjakova, veç e veç shumën prej 2,741.00€, me kamatën ligjore prej 8%, e cila fillon të rrjedhë nga data 31.12.2014 e tutje, e deri në pagimin definitiv, e të gjitha këto në afatin prej 15 ditëve, nga dita e marrjes së aktgjykimit, e nën kërcënim të përmbarimit me dhunë”, thuhet në dosjen e Gjykatës.

Në këtë link mund të gjeni të plotë dosjen e Gjykatës.