Apeli refuzon kërkesën e mbrojtësit për lirimin e Rexhep Selimit nga paraburgimi

Avokati i Rexhep Selimit kishte parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit duke kundërshtuar vendimin për vazhdim të paraburgimit.

David Young ka kërkuar nga gjyqtari që Selimi të lirohet menjëherë 30 ditë para mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor.

Kjo ankesë është refuzuar nga Gjykata, duke e lënë kështu Selimin ende në paraburgim.

Rexhep Selimi dhe të tjerët ishin arrestuar në nëntor të vitit 2020 dhe ndodhen në parabrugim që atëherë.

Kujtojmë se më 29 prill te vitit 2021 është ngritur aktakuza ndaj ish-krerëve te UÇK-së.

Veprat me të cilat Zyra e Prokurorit të Specializuar ngarkon Rexhep Selimin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin kanë të bëjnë me krime lufte si: arrestim dhe ndalim i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Tutje në aktakuzë janë të listuara edhe krimet kundër njerëzimit: përndjekje, burgosje, torturë dhe zhdukje me forcë e personave.