Apeli refuzoi kërkesën e avokatit të familjes së Agonis Tetajt për shtyrje të seancës
Me të filluar gjykimi në Gjykatën e Apelit në lidhje me rastin e vrasjes së Agonis Tetajt, përfaqësuesi i palës së dëmtuar në këtë rast kërkoi që shqyrtimi i sotëm të shtyhet.
Propozimi për shtyrje të seancës sipas Berat Tmavës vije për shkak të mungesës së mungesa e Prokurorisë së Apelit.
“Meqenëse nuk prezanton Prokurori i Apelit i cili ka qenë i njoftuar në mënyrë të rregullt dhe mungesën nuk e ka arsyetuar kërkojmë nga kolegji që kjo seancë mos të mbahet deri të paraqitet prokurori i Apelit”, tha Tmava.
“Konsideroj se duhet me kanë prezent gjithqysh prokurori i Apelit sepse këtë e them për shkak se kemi të bëjmë me dy akuza dhe nuk e dimë se cilën akuzë po e jep tash prokurori i Apelit, është shumë e paqartë dhe duhet gjithqysh që prokurori i Apelit me kanë prezent”- tha ai.
Këtë kërkesë të përfaqësuesit të palës së dëmtuar e kundërshtoi mbrojtësi i Shaban Gogajt, Besnik Berisha, i cili tha që të gjithë palët janë ftuar në mënyrë të rregullt dhe për shkak të ekonomizimit të procedurës seanca e njëjtë të vazhdoj.
“Kryetar me sa e kuptova nga ju të gjitha palët janë ftuar në mënyrë të rregullt, nuk është hera e parë që prokuroria mungon dhe pothuajse është në raste super të rralla kur ata vijnë, ndërsa unë ju ftoj që për shkak të ekonomizimit të kësaj procedure dhe për shkak sfidimit të një të drejtë të Shabanit që ju ka cenuar deri në pikën maksimale së paku këto dy vitet e fundit vazhdojmë seancën të cilën ju e keni ftuar”- tha Berisha.
Kolegji i Apelit kërkesën e Tmavës e refuzoi.
“Refuzohet propozimi i përfaqësuesit të palës se dëmtuar që të ndërprehet-shtyhet seanca e sotme…. për faktin se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore sipas kodit të procedurës penale… gjykata ka për detyrë me i njoftuar palët në mënyrë të rregull…, jo domosdoshmërish të gjitha palët vijnë”.
Në seancën e sotme katër nga familjarë të Agonis Tetajt janë përjashtuar nga salla e gjykimit nga kryetari i kolegjit, Beqir Kalludra.
Në gjykatën e Apelit u mbajtur seanca për shqyrtimin e ankesave në rastin e Shaban Gogajt, i akuzuar për vrasjen Agonis Tetajt.
Seanca u shoqëruar me tensione në mes të familjarëve të palës së dëmtuar në momentin kur fjalën e miri mbrojtësi i Gogajt, avokati Besnik Berisha.
Prokuroria me ankesën e saj kundër aktgjykimit të Gjykatës së Pejës ku Shaban Gogaj ishte shpallur fajtor për vrasje nga pakujdesia dhe armëmbajtje pa leje, kërkoi që çështja të kthehet në rigjykim apo aktgjykimi i shkallës së parë të ndryshohet për pikën një të aktakuzës dhe të njëjtit t`i shqiptohet dënim më i ashpër.
Prokuroria pretendon se ankesa e saj bazohet në shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, zbatimit të gabuar të kodit penal, vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.
Ankesë lidhur me aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë kanë paraqitur Prokuroria Themelore e Gjilanit dhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar në njërën anë.
Ankesë lidhur me vendimin e gjykatës së Pjesës kishte paraqitur edhe Berat Tmava në cilësinë e mbrojtësit të palës së dëmtuar.
Tmava në këtë ankesa ka kërkuar që aktgjykimin e gjykatës në Pejë ta anuloj dhe çështjen ta kthej në rigjykim apo aktgjykimin e ankimuar ta ndryshoj dhe të akuzuarin Shaban Gogaj ta shpall fajtor për diapozitivin një të aktakuzës, për veprën penale vrasje e rëndë, kurse për posedim të paautorizuar të armës të ti shqiptoj dënim konform dispozitave.
Gjithashtu në këtë kërkesë Tmava kërkoi nga gjykata që të akuzuarit tjetër në këtë rast Isuf Tetaj t`i shqiptoj dënim shumë më të lartë.
Tutje Tmava tha që nga vrasja e tashmë të ndjerit Tetaj, ka pasur ndërhyrje të shumta nga njerëzit e pandërgjegjshëm për ta favorizuar të akuzuarin Tetaj.
“Duke pasur parasysh edhe shkeljet e shumta prej datës 23.09.2018 kur ka ndërruar jetë Agonisi ka pasur ndërhyrje të shumta nga njerëz të pandërgjegjshëm vetëm e vetëm qe Shaban Gogajn ta favorizojnë… për këtë çështje juridiko penale”- tha Tmava
Tetaj gjithashtu kërkoi nga gjykata që në qoftë se rasti kthehet në rivendosje, lënda të shqyrtohet nga ndonjë gjykatë tjetër e jo nga ajo e Pejës me pretendimet se në atë gjykatë ka ndikime.
Ndërkaq Prindi i të ndjerit Agonis Tetaj, Isuf Tetaj kërkoi nga gjykata drejtësi e asgjë më shumë
“…Unë vetëm kërkoj drejtësi, me kanë drejtësia në rregull, mos me pas dallavere me drejtësi, unë e kam pa me sy qysh më është vrarë djali…, unë veç e dua drejtësinë, është ma mire edhe për ata edhe për mu drejtësia…, S`jam ka kërkoj diçka ma tepër veç se me mu zbardhë se pse mu ka vra djali, qysh mu ka vra djali”- tha Isuf Tetaj.
Ankesë për vendimin e gjykatës së Pejës kishte ushtruar edhe mbrojtësi i të akuzuarit Shaban Gogaj, Bensik Berisha.
Sipas Berishës objekti i ankesës sipas tyre është që të zbutet sanksioni penal për të akuzuarin Gogaj.
Përjashtohen nga salla e gjykimit katër familjarë të Agonis Tetajt