
Apeli liron nga paraburgimi Arben Çitakun për rastin ‘Brezovica’
Ish-sekretari e MMPHI-së, Arben Çitaku është liruar nga masa e paraburgimit me vendim të Gjykatës së Apelit për rastin “Brezovica”.
Çitakut iu është zëvendësuar masa e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zyra për informim e Gjykatës së Ferizajt.
“Ndërkaq, sa i përket te pandehurit Arben Çitaku, me aktvendimin e Gjykatës se Apelit të Kosovës i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe i është caktuar masa e arrestit shtëpiak”, thuhet në përgjigjen e tyre për KALLXO.com.
Ndërsa 18 të pandehurit e tjerë gjenden në masën e paraburgimit, e 4 në masën e ndalimit për të ju afruar vendit apo personit.
Operacioni i rastit “Brezovica” më 6 janar është kryer në disa lokacione në tri komuna të vendit si dhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Sipas dosjes, Gashi e Xani si persona zyrtar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëkryerje dyshohet se kanë ndihmuar ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Arben Çitakun për të marrë para ryshfet për të lëshuar më pas pëlqime mjedisore dhe uojre në Parkun Kombëtar “Sharri” në zonën e Brezovicës.
Dosja flet për 80 mijë euro të cilat dyshohet se i kanë marrë ryshfet Gashi, Xani e Çitaku nga disa kompani.
Poashtu sipas dosjes së Prokurorisë, Sabit Geci, dyshohet se ka dhënë 10 mijë euro ryshfet tek Arben Çitaku për marrjen e një leje mjedisore në Ministrin e Ambientit, sipas dosjes së Prokurorisë së Ferizajt.
Prokuroria: Sabit Geci i dha 10 mijë euro mito për Arben Çitakun