Foto: KALLXO.com

Apeli i doktorit Naser Ramadani: Mos e vizitoni klinikën infektive pa këto simptoma

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë, Naser Ramadani u ka bërë apel qytetarëve të Kosovës që të mos paraqiten në klinikën infektive nëse nuk kanë shenja të dyshimta.

Ai në një konferencë për media ka njoftuar se cilat janë simptomat e sëmundjes së Coronavirusit

“Qytetarët të kenë kujdes, të mos vijnë të paraqiten në klinikën infektive, nëse nuk kanë shenja të dyshimta të Coronavirus, tashmë këto shenja janë shpërnda. Temperaturë mbi 38 gradë, kollë e thatë, dhembje fyti, vështirësi në frymarrje, nuk duhet të paraqiten pa këto shenja në klinikën infektive”, u shprehë ai.

Ramadani u ka bërë apel qytetarëve që të telefonojnë në numrat e Ministrisë së Shëndetësisë për të marrë këshilla.

“Edhe nëse i kanë këto shenja, MSH i ka ha 5 telefona, dhe do t’i nxjerr edhe 5 telefonata të tjera dhe ne do të iu japim këshilla si të veproni”, tha në mes tjerash Ramadani