Katar 2022/ Foto: FIFA, Facebook

AP: FIFA akuzon Serbinë për varjen e flamurit në dhomat e zhveshjes së klubit serb

Federata serbe e futbollit është akuzuar nga FIFA këtë të shtunën për varjen e një pankarte politike për shtetin fqinj të pavarur, Kosovën në dhomat e zhveshjes përpara se të luante me Brazilin në Kupën e Botës, rapoton AP.

Sipas kësaj media, pankarta, e cila është një flamur tregonte një hartë të Serbisë që përfshinte territorin e Kosovës, e cila është një shtet i pavarur që nga 2008.

Në këtë flamur, të vendosur në zhveshtoret e lojtarëve të Serbisë, shihet edhe sloganin “Jo dorëzim”.

Sipas AP, nga foto që qarkulloi, flamuri është i vendosur mbi dollapët e Milos Veljkovic dhe Andrija Zivkovic, përpara humbjes 2-0 të ekipit ndaj Brazilit të enjten në Katar.

Federata e Futbollit të Kosovës u ankua zyrtarisht në FIFA për këtë ngjarje e madje edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku pati një reagim për këtë rast.

Ai e përshkroi imazhin duke thënë se është përdorur Kupën e Botës për të promovuar “mesazhe urrejtjeje, ksenofobie dhe gjenocidale”.

AP thotë se FIFA citoi një pjesë të kodit të saj disiplinor që mbulon sjelljen e pahijshme, duke përfshirë “gjestet, shenjat ose gjuhën fyese” dhe “përdorimin e një ngjarjeje sportive për demonstrime të një natyre josportive”.

Organi drejtues i futbollit AP thotë se nuk dha një afat kohor për një vendim, megjithëse Serbia do të luajë të hënën kundër Kamerunit.

FFK paraqet ankesë në FIFA ndaj ekipit të Serbisë në Botërorin “Katari 2022”