FOTO: ANP "Adem Jashari"

Anulohet tenderi mbi 5 milionë euro për sistemin e menaxhimit të trafikut në qiell

Me qëllim të menaxhimit të trafikut në qiell, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) inicioi tender në vler 5.5 milionë euro për blerjen e një sistemi për menaxhimin e trafikut. Mirëpo, kjo nismë u anulua për shkak të mungesës së ofertave të përgjegjshme.

Ky tender, për furnizimin, instalimin dhe funksionalizimin e sistemit për menaxhim të trafikut ajror ishte hapur më 24 maj.

Për të realizuar blerjen e këtij sistemi, agjencia kishte parashikuar të nënshkruajë kontratë në vlerë deri 5.5 milionë euro, me kohëzgjatje të kontratës prej 36 muajve.

Në këtë aktivitet të prokurimit, u përdor procedurë e hapur me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

6 korriku ishte caktuar edhe afati fundit deri kur mund të ofertonin kompanitë e interesuara ta realizojnë këtë furnizim.

Mirëpo ky aktivitet i prokurimit u anulua. Arsyeja e anulimit të këtij tenderi nga agjencia ishte për shkak të mungesës së ofertave të përgjegjshme.

“Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror anulon aktivitetin e prokurimit në mungesë të ofertave të përgjegjshme” – thuhet në njoftimin për anulim.