Foto: KALLXO.com

Anulohet përsëri seanca për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Seanca në të cilën pritej të dëshmonin edhe disa dëshmitarë në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, e cila do të mbahej nesër më 17 shtator, është anuluar përsëri, këtë herë për një afat të pacaktuar.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, shkak për shtyrjen e seancës u bë situata epidemiologjike. Meqenëse vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës nuk e lejon grumbullimin e më shumë se 20 personave, kushtet për zhvillimin e seancës nuk ishin të përshtatshme.

Kallxo.com kishte raportuar edhe për anulimin paraprak të kësaj seanceje. Ndërkohë pritet të bëhet e ditur koha kur seanca mund të zhvillohet.