Anulohet një pjesë e konkursit në Trepçë

Ndërmarrja “Trepça” ka anuluar konkursin për pranimin e punëtorëve të rinj në Stantërg dhe Artanë.

Në vendimin e kësaj ndërmarrjeje njoftohet për anulimin e 38 pozitave të ndryshme të konkursit.

Ky konkurs ishte shpallur më 24 shtator të vitit 2019-të, dhe ishin kërkuar 220 punëtorë në pozita të ndryshme.

Ky anulim i një pjese të konkursit vjen pas protestave në shenjë pakënaqësie për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve në fazën e parë.

KALLXO.com ka kontaktuar Arsim Musën, përfaqësuesi i protestuesve, i cili ka konfirmuar që protestat nuk do të ndalen, ndërsa anulimin e konkursit për 38 pozita ai e ka konsideruar ‘hi syve’.

“Ne jemi edhe sot duke protestuar, kërkojmë komplet anulimin e konkursit të manipuliuar dhe të familjarizuar. Ne do të vazhdojmë me prostesta deri në realizimin e kërkesave tona për shkak të parregullsive që janë bërë ndaj neve”, tha ai.

KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për protestat të cilat janë organizuar për pakënaqësitë në këtë konkurs.

Qeveria Emëron Kundërligjshëm Anëtarë të Bordit të ‘Trepçës’