Anulohet ndeshja Drita – Linfild, shkak coronavirusi

Klubi Drita nga Gjilani ka njoftuar se ndeshja finale për fazën preliminare të grupeve në ‘Champions League’ ndaj irlandezëve të Linfild është anuluar.

Sipas njoftimit të klubit, vendimi është marrë nga autoritetet zvicerane për shkak që në testimin e fundit një lojtar i klubit të Dritës ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Vendimi për fatin e ndeshjes do të merret në ditët në vijim nga komisioni i disiplinës”, thuhet në njoftim.

Drita ndeshjen gjysëmfinale e fitoj ndaj Inter Escaldes me rezultat 2-1, me golat e Xhevdet Shabanit dhe Hamdi Namanit.

Drita fiton ndaj Inter Escaldes në Ligën e Kampionëve