Albin Kurti - Foto: ZKM

Anulohet konferenca e thirrur nga kryeministri Kurti dhe ministrja Hajdari

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar që është anuluar konferenca e thirrur në orën 17:00, nga kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari.

Arsyeja e anulimit të saj është moti i papërshtatshëm, i cili e pamundëson mbajtjen e kësaj konference për medie në ambient të hapur, sikurse edhe ka qenë praktika kohëve të fundit.

“Në të njëjtën kohë, bazuar në këshillat e ekspertëve shëndetësorë dhe në përputhje me masat që Qeveria e Republikë së Kosovës ka ndërmarrë me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, ne kemi vendosur që të shmangim organizimin e konferencave për medie në hapësira të mbyllura”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Kryeministri në detyrë Kurti dhe ministrja në detyrë Hajdari do t’ju adresohen mediave dhe qytetarëve me një video-incizim.