Ilustrim

Anulohet fluturimi nga Prishtina drejt Stambollit

Anulohet fluturimi PC342 i kompanisë ”Pegasus” i planifikuar për në ora 03:00 mëngjesit nga Prishtina për në Aeroportin e Stambollit (Sabiha Gökçen).

Pasagjerët njoftohen nesër mëngjes nga ora 08:30 për orarin e ri të fluturimit nga kompanitë ku janë bërë rezervimet e biletave.

Në web faqen e Aeroportit tek orari i nisjeve qëndrojnë të planifikuar fluturimet përveç fluturimit PC342, i cili shfaqet i anuluar.

Nuk dihet a është anuluar për shkak të kushteve atmosferike në Prishtinë apo ngjarjes së fundit në Aeroportin “Sabiha Gökçen” në Stamboll. /21Media

VIDEO: Turqi, aeroplani copëtohet pas aterrimit dhe merr flakë

.