Anulohet Eurosong

Festivali i Këngës Eurovision 2020 i cili sivjet do të mbahej në Roterdam të Holandës është anuluar si pasojë e coronavirusit.

Këtë lajm e bëjnë të ditur organizatorët e festivalit përmes një deklarate zyrtare në Twitter.

“Me keqardhje të thellë  duhet të shpallim të anuluar Konkursin e Këngës Eurovision në Roterdam. Gjatë javëve të fundit, kemi kërkuar shumë mundësi alternative që të mbahet ky edicioni i sivjetshëm.. Sidoqoftë, pasiguria e krijuar nga përhapja e COVID-19 në të gjithë Evropën  dhe kufizimet e vendosura nga qeveritë e shteteve pjesëmarrëse dhe autoritetet holandeze, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka marrë këtë vendim anulimin ngase është e pamundur të vazhdohet me ngjarjen live siç ishte planifikuar” , shkruan ekipi i festivalit.

Kjo është hera e parë që anulohet Eurovisioni në historinë 64-vjeçare të tij.

Eurovision këtë vit do të mbahej  nga 12 deri 16 maj në Roterdam.

Shqipëria këtë vit do të garonte me këngë “Shaj” nga Arilena Ara, ndërsa Kosova nuk është pjesëmarrëse e këtij festivali.