Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Anulohen zgjedhjet për kryetar të Komunës në Han të Elezit (DOKUMENT)

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar të gjitha votat për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit.

Këtë vendim PZAP e kam marrë pas ankesës së kryetarit aktual, kandidatit të pavarur Rufki Suma.

Në arsyetimin e PZAP-së thuhet se zgjedhjet janë anuluar “për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjes së votuesve”, thuhet në vendimin e PZAP.

PZAP një ditë pas zgjedhjeve, pra me 18 tetor kishte pranuar një ankesë nga kandidati i pavarur Rufik Suma, i cili kishte pretenduar se simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës kishin bërë presion mbi qytetarë, ku çdo qytetar e kanë përcjellë me veturë.

Në vendimin e PZAP -së thuhet se parashtruesi i ankesës, pra Rufik Suma kishte lajmëruar edhe Policinë e Kosovës, mirëpo sipas tij të njëjtit nuk kishin dal që ta shpërndajnë turmën.

Po ashtu, Suma kishte thënë se sipas vëzhguesve të subjektit të tyre të pavarur kandidati për kryetar nga radhët e PDK – së, Mehmet Balazhi dhe kandidatët për kuvend komunal të këtij subjekti kishin vizituar të gjitha vendvotimet në Han të Elezit dhe disa lokacione tjera duke i takuar qytetarët dhe duke i kërkuar që të votojnë numrin 177 dhe numrat e kandidatëve për kuvend komunal.

Suma në ankesën e parashtruar në PZAP kishte thënë se këto fakte mund të vërtetohen përmes kamerave, por që zëri nuk iu dëgjohet.

Ai po ashtu kishte bashkëngjitur në ankesë një CD me video.

Këtu mund ta gjeni vendimin e PZAP-së.

‘Shkollë më shkollë’, Mehmet Ballazhi i PDK-së kreu vizita në ditën e zgjedhjeve – VIDEO