QNR, Foto: KALLXO.com

Anulohen votat që i përkasin subjektit politik Romani Iniciativa

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar pjesërisht të bazuara apelet e paraqitura nga Nasha Iniciativa, Unioni Social Demokrat dhe Nova Demokratska Stranka kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtur me 14 Shkurt 2021.

Gjithashtu PZAP-ja ka pranuar pjesërisht të bazuara apelet e paraqitura nga subjektet politike Partia Liberale Egjiptiane (PLE), me seli në Pejë, Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) me seli në Lipjan, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) me seli në Prizren, Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) me seli në Ferizaj dhe apeli Anr.769/2021 i paraqitur nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK)  anulohen fletëvotimet që i përkasin subjektit politik Romani Iniciativa.

vendim të PZAP-së thuhet:

PRANOHEN pjesërisht të bazuara apelet Anr.656/2021. A.nr.733/2021 dhe A.nr.735/2021 të paraqitura nga subjektet politike Nasha Iniciativa, Unioni Social Demokrat dhe Nova Demokratska Stranka të datës 05.03.2021 kundër vendimit të KQZ-së nr.860-2021 të datës 04.03.2021, për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtur me 14 Shkurt 2021.

PRANOHEN pjesërisht te bazuara apelet Anr.736/2021 i datës 05.03.2021, e paraqitura nga subjektet politike Partia Liberale Egjiptiane (PLE), me seli në Pejë, Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) me seli në Lipjan, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) me seli në Prizren, Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) me seli në Ferizaj dhe apeli Anr.769/2021 i datës 05.03.2021, i paraqitur nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK), anulohen fletëvotimet që i përkasin subjektit politik Romani Iniciativa.

Partitë e komuniteteve jo serbe dorëzojnë ankesat në PZAP