Anulimi i konkursit për drejtorë të shkollave, opozita në Vushtrri kërkon seancë të jashtëzakonshme

Partitë opozitare në Vushtrri kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal pas anulimit të konkursit për zgjedhjen e pesë drejtorëve në shkolla.

Në arsyetimin e anulimit të këtij konkursi thuhet se komisioni përzgjedhës kishte vlerësuar njëanshëm kandidatët.

Refik Maloku, asamblist nga LVV ka njoftuar se bashkë me LDK kanë dorëzuar sot kërkesën për seancën e jashtëzakonshme.

Maloku tha se presin që të sqarohen shkeljet ligjore dhe procedurat e parapara në lidhje me anulimin e konkursit por edhe për shumë konkurse të tjera që janë karakterizuar me parregullsi.

“Qarkullojnë fjalë se Kryetari Ferit Idrizi dhe PDK-ja do të mundohen ta bllokojnë këtë seancë duke pamundësuar kuorumin për mbajtjen e seancës.Nuk dua të besojë që Kryetari Ferit Idrizi dhe PDK-ja, kanë rënë në atë nivel që të mos kenë guximin dhe vullnetin të përballen me opozitën”, ka shkruar Maloku në postimin e tij në facebook.

Dyshimet në punën e Komisionit, Komuna e Vushtrrisë anulon konkursin për drejtorë të shkollave