Anton Vukpalaj emërohet anëtar i Këshillit të Etikës të UP-së

Profesor Asistenti i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, Anton Vukpalaj është emëruar anëtar i ri i Këshillit të Etikës së UP-së.

Në këtë pozitë ai u emërua pas miratimit të propozimit të dekanit të Fakultetit Filozofik, Dashamir Bërxulli  në mbledhjen e senatit të UP-së.

Sipas rektorit të UP-së, Naser Sahiti, nevoja për emërimin e një anëtari të ri në Këshillin e Etikës është për shkak se njëri nga anëtarët ka dhënë dorëheqje.

Vukpalaj është profesor në Departamentin e Shkencave Politike dhe ligjëron lëndët: E Drejta dhe Politika; Integrime Evropiane; Hyrje në Politikën Krahasuese; Politika Krahasimtare; Tranzicionet Demokratike; Politika Krahasimtare e Ballkanit.

Këshilli i Etikës i UP-së është organ i cili merret me monitorimin e zbatimit të Kodit të Etikës së UP-së. Ky Këshill përbëhet nga 5 anëtarë që janë mësimdhënës të UP-së.