Arkiv

Anton Quni tregon se a është shkarkuar Haxhi Avdyli nga pozitat e LDK-së në Prizren

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë se nuk ka informatë se deputeti Haxhi Avdyli është shkarkuar nga pozitat në degën e LDK-së në Prizren.

Quni ka thënë se do të takohet së shpejti me Avdylin për të diskutuar për këtë çështje.

“Unë nuk e kam këtë informatë, në takimin e fundit së kryesisë në Prizren është marrë vendim që të shqyrtohen të gjitha rastet e atyre që bartin përgjegjësi brenda degës. Janë identifiku ata që kanë marrë pjesë në krijimin e iniciativave të tjera, jashtë partisë. Ka qenë e planifikuar sonte me bisedu me Haxhi Avdylin. Shumë shpejt do të marrim vendim”, tha Quni.

Quni ka deklaruar se ka qenë kundër përjashtimit të Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

“Unë e kam shprehur përmes votës. Kam qenë kundër përjashtimit të Vjosa Osmanit. Gjithë e kam konsideruar se me vlerat, profilin e saj mundet me kontribu brenda LDK-së. Thjesht duhet me i tejkalu disa keqkuptime. Kam pasur shpresë që mundet me u tejkalu”, ka thënë Quni.