Foto: Facebook/ Anton Quni

Anton Quni tregon se a do të kandidojë prapë për deputet

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë se shpreson që do të marrë besimin e kryesisë së LDK-së që të kandidojë prapë për deputet, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

“Nëse është diçka që e cilëson LDK-në është pikërisht kjo. Besoj që do të marr besimin e kryesisë edhe në Prizren edhe në qendër”, tha Quni.

Quni ka thënë se ka qenë edhe kundër përjashtimit të Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

“Unë e kam shprehur përmes votës. Kam qenë kundër përjashtimit të Vjosa Osmanit. Gjithë e kam konsideruar se me vlerat, profilin e saj mundet me kontribu brenda LDK-së. Thjesht duhet me i tejkalu disa keqkuptime. Kam pasur shpresë që mundet me u tejkalu”, ka thënë Quni.