Anton Quni: Kam qenë kundër përjashtimit të Vjosa Osmanit

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë se ka qenë kundër përjashtimit të Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

“Unë e kam shprehur përmes votës. Kam qenë kundër përjashtimit të Vjosa Osmanit. Gjithë e kam konsideruar se me vlerat, profilin e saj mundet me kontribu brenda LDK-së. Thjesht duhet me i tejkalu disa keqkuptime. Kam pasur shpresë që mundet me u tejkalu”, ka thënë Quni.

Ai po ashtu ka folur në lidhje me deputetin Haxhi Avdylin, që u raportua se është shkarkuar nga pozitat e LDK-së në Prizren.

“Unë nuk e kam këtë informatë, në takimin e fundit së kryesisë në Prizren është marrë vendim që etë shqyrtohen të gjitha rastet e atyre që bartin përgjegjësi brenda degës. Janë identifiku ata që kanë marrë pjesë në krijimin e iniciativa të tjera, jashtë partisë. Ka qenë e planifikuar sonte me bisedu me Haxhi Avdylin. Shumë shpejtë do të marrim vendim”, tha Quni.