Anton Quni: Izetin e kam njohur nga ditët e para të luftës në Koshare

Shumë qytetarë kanë shkuar për t’i shprehur ngushëllime familjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Izet Demaj, i cili u qëllua për vdekje nga plaçkitësi i cili kishte marr peng dy persona përderisa po tentonte të plaçkiste në një bankë të Istogut.

Demaj ishte pjesë e ushtar i UÇK-së në betejën e Koshares. Në ngushëllime ka shkuar edhe Anton Quni, që ka qenë pjesë e udhëheqjes së betejës së Kosharës.

Tek familja e policit të vrarë ka qenë edhe Shukrije Ramadani, bashkëshortja e Agim Ramadanit.

“Kjo dëshmon që ky shtet po çdo ditë e më shumë po forcohet. Izeti ishte bashkëkuftëtar i afërt i Agim Ramadanit. I coftë i lehtë dheu Izetit”, ka thënë ajo.

Kurse, Anton Quni ka thënë se e ka njohur policin e vrarë.

“Izetin e kam njohor nga ditët e para të luftës në Koshare. Izeti ishte një ushtrat shembull, shembull i cili vazhdoj të mbetej edhe sa ishte pjestar i policisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Të gjithë krerët e institucioneve e kanë vlerësuar si heroik veprimin e Demajt për t’i shpëtuar pengjet. E misioni i OSBE-së ka thënë se Demaj është shembull i guximit për secilin se si duhet kundërvënë krimit dhe si duhet ndarë e keqja nga e mira.