Anton Quni i ofron post ish-ministrit me aktakuzë - VIDEO

Rrustem Berisha i AAK-së, ia dorëzoi sot edhe zyrtarisht postin e ministrit Anton Qunit të LDK-së në Ministrinë e Mbrojtjes.

 

E derisa u bë pranim-dorëzimi i shefit të dikastrit të Mbrojtjes, Quni pati një ofertë për ish-bashkëluftëtarin e UÇK-së, Rrustem Berisha.

“Unë do të kërkoja nga ju që të jeni bashkëpunëtori im më i ngushtë, këshilltari im i lartë politik për çështjet në të ardhmen”, tha ministri i ri i Mbrojtjes.

Ish-ministri, Rrustem Berisha pranoi ofertën e ministrit Quni për të qenë këshilltarë i tij, ai madje u shpreh i nderuar dhe i befasuar nga kjo ofertë.

“Çfarëdo kërkese që lidhet me interesin e këtij institucioni, sigurisht që do të pranoj çka do që vlerëson edhe më tutje. Unë nuk hezitoj me e mbështet kudo që ka nevojë, edhe pse kemi qenë në parti të ndryshme ne na lidhë lufta, interesat partiake nuk na ndajnë”, tha në anën tjetër, Rrustem Berisha.

Anëtari i AAK-së, Rrustem Berisha, është njëri nga të akuzuarit në rastin e njohur si “Veteranët e rrejshëm” për fryrjen e listës së personave që mund të marrin pension si ish-pjesëtarë të UCK-së.

Komandantët e UÇK-së, sot para gjyqit

Gjatë fushatës së fundit zgjedhore, LDK kishte thënë se nuk do të ketë persona nga radhët e tyre me aktakuza. Madje, ata nuk kishin asnjë kandidatë për deputetë që akuzohej nga institucionet e drejtësisë.