Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Anton Quni flet për hetimin e ShIK-ut

Anton Quni, ministri në detyrë i Mbrojtjes, ka folur në lidhje me hetimin e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) dhe veprimtarinë e tyre pas luftës.

Quni ka deklaruar se në kohën kur është ngrit si ide, ka qenë tentativë për me legjitimu punën e ShIK-ut.

“Është nisë me idenë kinse po e hetojmë veprimtarinë e SHIK-ut, kinse ka qenë në norma të ligjeve. Nuk ka pasur tentativa të tjera serioze. Në momentin që mundemi përmes Kuvendit, përmes komisioneve që mundet me zbardh të vërteteën, ne do të veprojmë.  Është vlerësu nga LDK-ja se ka qenë përpjekje me legjitimu punën e ShIK-ut”, ka deklaruar Quni në intervistë përballë Jeta Xharrës.

“Ju e dini si janë kompetencat përbrenda Policisë. Janë përgjegjësi të Prokurorisë, Gjykatës e deri të finalizohet”, tha ai.