Foto: Facebook/ Anton Quni

Anton Quni flet për 100 ditëshin e Ministrisë së Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni, ka folur për 100 ditëshin e ministrisë së që ai e drejton.

Ai ka raportuar se Ministria e Mbrojtjes për herë të parë e ka udhëhequr pyetësorin e Transparency International për korrupsionin në strukturat e sigurisë.

“Ministria e Mbrojtjes për herë të parë në nivel të vendit ka udhëhequr pyetësorin për Transparency International për indeksin e korrupsionit në strukturat e mbrojtjes dhe sigurisë duke u trajtuar nga kjo organizatë me renome”, është shprehu Quni.

“Pas ndryshimit të misionit të ministrisë dhe FSK-së është parë e nevojshme edhe rishikimi i marrëveshjes bilaterale me shtetet partneren. Në këtë fazë kemi nënshkruar marrëveshje bilaterale me SHBA-në, Turqinë, Gjermaninë, Holandën, Shqipërinë dhe Francën dhe janë në proces planet me Kroacinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha në mes tjerash ai.

Quni raportoi se ministria e mbrojtjes ka realizuar me sukses detyrat që i ka pasur në përballimin me COVID-19.

“Gjatë procesit të menaxhimit të krizës së pandemisë COVID-19, janë realizuar me sukses të plotë të gjitha detyrat e FSK-së në mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile me të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare”, tha Quni në raportimin e tij për 100 ditëshin e Qeverisë.