Anton Quni e shet veturën BMW X5

Anton Quni, ministri i Mbrojtjes e ka shitur veturën e tipit BMË X5, të cilën e kishte blerë në vitin 2011. Ndërsa tash e ka blerë një veturë të tipit VW Jetta në vlerë prej 11 mijë euro. Kjo veturë, sipas Qunit është e bashkëshortes.

Ky është ndër ndryshimet e pakta që Quni ka bërë në deklarimin e pasurisë për vitin 2020 krahasuar me atë që kishte bërë një vit më parë.

Quni nuk ka bërë ndonjë ndryshim në patundshmërinë në të cilën thotë se ka hise.

Sipas deklarimit të bërë në AKK, Ministri i Mbrojtjes Anton Quni ka në pronësi të përbashkët një banesë 160 metra katror në vlerë të 160 mijë eurove, që sipas deklarimit e ka blerë me ‘buxhet familjar’ në vitin 2004.

Quni ka deklaruar edhe një shtëpi me sipërfaqe 240 metra katror në vlerë prej 200 mijë eurove, po ashtu në pronësi të përbashkët dhe e blerë me buxhet familjar në vitin 2009.

Ai ka deklaruar edhe një oborr me sipërfaqe 1,200 metra katror, sipas deklarimit, të trashëguar, që është në pronësi të përbashkët dhe në vlerë prej 12 mijë eurove qysh në vitin 1970.

Anton Quni ka deklaruar një makinë të tipit ‘Jetta’ në pronësi të bashkëshortes dhe në vlerë prej 11 mijë eurove. Për dallim nga viti i kaluar, sipas deklarimit, Quni më nuk e ka makinën ‘BMË X5’ që e kishte deklaruar vitin e kaluar.

Sipas deklarimit të pasurisë, Quni nuk ka ndonjë biznes apo letra me vlerë.

Ndërsa para të gatshme ka 1,700 euro në bankën ‘PCB’, 2 mijë e 200 në bankën ‘BPB’.

Ndërsa në emër të fëmijëve ka deklaruar 2,100 euro para të gatshme në ‘Erste Bank’ në Vienë, 1,900 të tjera po ashtu në të njejtën bankë dhe 1,300 të tjera në ‘HASPA’ në Hamburg.

Sipas deklarimit, Quni merr pension të TMK-së prej 3,468 në vjet dhe pagë vjetore sa ka qenë deputet gjatë vitit 2019 prej 21 mijë e 829 euro.