Ballina e librit ‘Antologji e poezisë së përshpirtshme shqipe’. Foto: KALLXO.com

 Anton Nikë Berisha boton antologjinë e poezisë së përshpirtshme

Shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë shqipe, Anton Nikë Berisha ka botuar librin, “Antologji e poezisë së përshpirtshme shqipe”.

Në këtë antologji janë përfshirë poezitë e poetëve shqiptarë, që i kushtohen Zotit-Hyjit dhe Mbretërisë hyjnore.

Libri hapet me poezinë e Nënës Terezë, “Shpirti im ka etje për ty”. Ndërsa janë përfshirë 105 poetë që nga Buzuku më 1555 e deri 2019.

Autori ka përfshirë në këtë antologji autorë te vjetër të letërsisë shqipe, nga Gjon Buzukun, Pjetër Budi, Muhamer Çami, poetët arbëreshë, Rilindjes e deri tek ata të letërsisë së sotme.

Përveç poezive, Berisha ka përfshirë në këtë botim edhe burimet- botimet nga janë marrë poezitë që janë botuar në antologjinë, “Antologji e poezisë së përshpirtshme shqipe”.

Ballina e librit ‘Antologji e poezisë së përshpirtshme shqipe’. Foto: KALLXO.com