Ilustrim

"Anonymous" pretendon se i ka i hakuar stacionet televizive ruse

Kolektivi i hakerëve “Anonymous” pretendon se i ka hakuar transmetimet televizive shtetërore ruse për t’i shfaqur pamjet e luftës në Ukrainë, raporton BBC.

Në një postim në Twitter, “Anonymous tha se ka hakuar kanale, përfshirë Russia 24, Channel One dhe Moscow 24, përveç shërbimeve ruse të transmetimit Wink dhe Ivi.

BBC nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Në një postim të veçantë, grupi i hakerëve në fjalë tha se është i përfshirë “në operacionin më të madh që është parë ndonjëherë”, duke shtuar se është i shqetësuar se disa qeveri mund ta shohin atë si një kërcënim dhe të kryejnë operacione false për ta diskredituar atë.

“Do t’iu bie ndërmend për neve kur forca të ndryshme do ta kthejnë vëmendjen e tyre drejt nesh, sepse do të ndodhë. “Ne mund ta ndryshojmë botën për të mirë. Kjo ka qenë gjithmonë ideja jonë”, tha “Anonymous”.