Merdare, foto nga arkivi

Ankuesi lajmëroi policinë se u rrah e ia morën veturën

Një person ka raportuar policinë se gjatë ditës së djeshme në Terminalin doganor Merdare-Podujevë, katër persona e kanë rrahur e ia kanë marrë veturën.

Të dyshuarit më pas sipas ankuesit ishin larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është intervistuar.

Dyshohet se deri te rasti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, ndërsa vetura i është kthyer viktimës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.