Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ankohet se i vdiq babai për shkak të mostrajtimit të duhur nga stafi i QKUK-së

Një qytetar është ankuar në Policinë e Kosovës mëngjesin e së premtes, babai i tij që kishte qenë i infektuar me COVID-19 ka vdekur në repartin Intensiv në QKUK.

Djali i të vdekurit është ankuar në Policinë e Kosovës duke dhënë se ka dyshime që deri të vdekja ka ardhë si pasojë e mostrajtimit të duhur nga ana e stafit mjekësor.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.