Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ankohet në Polici se dikush ia ka vënë zjarrin ekskavatorit të tij

Një person nga fshati Smajë i Kaçanikut është ankuar se gjatë ditës së djeshme në Polici, se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një ekskavatori, të cilin e kishte të parkuar në një vendpunishte.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitë relevante dhe eksperti i zjarrit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 08:00.