Anketa e UNDP-së: Bie kënaqshmëria e qytetarëve me punën e Presidentit

Kënaqshmëria e qytetarëve të Kosovës për punën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka rënë me 2.5  përqind në krahasim me periudhën e nëntorit të vitit 2019.

Kjo është një nga gjetjet e raportit të nivelit të kënaqshmërisë gjatë muajit prill nga UNDP.

“Kënaqshmëria me Presidentin ka rënë me 2.5 pikë përqindje (18.7%) nga nëntori 2019 (21.2%)”, është thënë në raportin “Pulsi Publik”, të publikuar sot nga UNDP.

“Anketa e Pulsit Publik 18”, është bërë përmes intervistave telefonike, me 1.306 qytetarë të Kosovës.

Anketa e UNDP ofroi një përmbledhje të perceptimeve të kosovarëve në lidhje me proceset demokratike, kushtet socio-ekonomike, sigurinë, mjedisin, dhe pandeminë COVID-19.

Pulsi Publik financohet nga populli amerikan përmes USAID.

Ky raport po ashtu ka gjetur se kënaqshmëria e qytetarëve të Kosovës me punën e qeverisë ka shënuar rritje nga matja e njëjtë në vitin e kaluar.

Anketa e UNDP-së – Qytetarët më të kënaqur me punën e Kryeministrit këtë vit

Anketa e UNDP-Qytetarët më të kënaqur me punën e Vjosa Osmanit se të Veselit

.