Parakalimi i Ushtrisë së Kosovës në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës – 12.06.2024 Foto: Denis Sllovinja/ KALLXO.com

Anketa e Institutit Ndërkombëtar Republikan: FSK institucioni më i besueshëm në Kosovë      

Forca e Sigurisë së Kosovës është vlerësuar si institucioni më i besueshëm në Kosovë në një anketë të realizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan në maj 2024.

67 për qind e të anketuarve kanë thënë se i besojnë më së shumti FSK-së.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për këtë rezultat më 01.08.2024 duke u shprehur falënderuese ndaj qytetarëve për besimin.

“Besimi i popullit edhe më tutje do të shpërblehet me punë, përkushtim dhe shërbim me dinjitet ndaj vendit” – ka thënë ministri Ejup Maqedonci.

Kjo ministri thotë se ky rezultat është pasqyrim i përkushtimit të pjesëtarëve të ushtrisë, udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies së plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në përmbushjen e objektivave.

Pas FSK-së, në këtë sondazh më e besueshmja ka dalë Policia e Kosovës me 62 për qind e më pas Presidenca me 31 për qind.