Boris Jonson

Anglia lehtëson masat kundër Covid-19

 

Kryeministri anglez, Boris Johnson, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar përderisa shumica e masave ligjore në Angli kundrejt kontaktit shoqëror janë tërhequr.

Nuk ka limit të numrit të njerëzve që mund të takohen apo të mblidhen nëpër organizime, klubet e natës janë të hapura edhe në mesnatë, dhe nuk do të ketë nevojë për shërbim nëpër tavolinat e bareve dhe restoranteve.

Maskat do të jenë të rekomandueshme vetëm nëpër disa vende, por bartja e tyre nuk do të kërkohet me ligj, raporton BBC.

Në një video të postuar në rrjetin social Twitter mbrëmjen e së dielës, kryeministri tha se tashmë ishte “koha e duhur” për të kaluar në fazën e fundit të rrugëtimit të Anglisë jashtë izolimit.

“Duhet ta pyesim veten, po të mos e bëjmë tani, atëherë kur do ta bënim?” pyeti ai, duke shtuar se në vjeshtë e dimër, virusi do ta kishte “përparësinë e motit të ftohtë”.

Nadhim Zahawi, (Ministri për Vaksinim), e ka përkrahur këtë hapje, duke thënë se 90% e më të rrezikuarve tashmë janë vaksinuar dhe është e rrugës që njerëzit të marrin “përgjegjësi personale dhe corporative” për masat sikur bartja e maskës.

“Po e bëjmë gjënë e duhur për t’u afruar sa më shumë të jetë e mundur me normalen, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai për BBC Breakfast, duke shtuar se deri në përfundimin e gjysmë vjetorit shkollor shpërndarja e virusit do të zvogëlohet./ BBC

Përkthyer nga Vesa Ferizi – KALLXO