Angli, një 42 vjeçar që refuzonte të merrte vaksinën vdes nga COVID-19

John Eyers, që ishte adhurues i fitnesit e siç përshkruhej nga familjarët e shoqëria e tij si njeriu ‘më fit dhe më i shëndetshëm’, ka vdekur i infektuar me COVID-19, shkruan The Guardian.

I njëjti kishte refuzuar vaksinën, mirëpo gjatë kohës sa ishte në intensivë i tha konsulentit të tij, që do donte të ishte vaksinuar.

Për Eyers ka shkruar motra e tij McCann, e cila ka thënë se ajo dhe nëna e saj, duan ta tregojnë historinë e familjarit të tyre, që t’i shtyjnë njerëzit të marrin vaksinën.

“Ai mendoi se përballja me COVID-19 nuk do ishte sfidë e vështirë, do të ishte një sëmundje e lehtë. Ai nuk dëshiroi që të vaksinohej, mirëpo u mbush me çdo ilaç në spital, doktorët i dhanë gjithçka”, ka shkruar ajo në Twitter.

Sipas Samantha Batt-Rawden, doktoreshë në kujdesin intensiv, deri më tani ka parë vetëm një pacient në kujdes kritik, i cili kishte marrë dy dozat e vaksinimit dhe se shumica dërrmuese e pacientëve tjerë aty janë plotësisht të pa vaksinuar.

Përktheu: Shkodrane Dakaj