Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Angela Merkel kthehet në punë pas vetë-izolimit

Kancelarja Gjermane Angela Merkel ka përfunduar vetë-izolimin dhe është kthyer në punë, tha zëdhënësi i saj Steffen Seibert.

Merkel u fut në izolim dy javë më parë pasi kishte pasur kontakt më një mjek i cili më vonë ishte testuar pozitiv me coronavirus.

Testi i saj i tretë doli negativ, tha një zëdhënës i qeverisë për CNN të hënën, pasi edhe dy testet paraprake dolën negative.

Përderisa, kryeministri i Britanisë Boris Johnson pritet po ashtu të dalë nga vetë-izolimi pasi u testua pozitiv për coronavirus javën e kaluar.