Herbert Amato. Vjollca Krasniqi dhe Jeffery Butel, anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. FOTO: KALLXO.com

Anëtarja e KShC-së nuk avancohet nga senati i UP-së

Anëtarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Vjollca Krasniqi nuk arriti të avancohet sot në senatin e UP-së si profesore e asocuar në Fakultetin Filozofik.

Sipas rektorit Marjan Dema ajo ka më pak se tri punime shkencore si autore e parë ose korrespodente, sa i duhen për të marrë këtë pozitë.

Në këtë fakultet megjithatë u zgjedhën si profesor të asocuar, Astrit Salihu, Dashmir Bërxulli, Fadil Maloku dhe Zamire Hyseni.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në drejtim të Krasniqit dhe është duke pritur përgjigje.