Anëtari i Nismës Socialdemokrate i bashkohet PDK-së në Drenas

Nënkryetari i nëndegës së Nismës Socialdemokrate në fshatin Arllat të Drenasit, Basri Bujupi, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Drenasit, njëherësh anëtar i PDK-së, Ramiz Lladrovci.

“Puna në terren, zbatimi i ligjit dhe realizimi i zotimeve, kanë ndikuar për shtimin e radhëve tona, të jemi faqebardhë para qytetarëve”, ka shkruar Lladrovci në rrjetin social ‘Facebook’.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 2017-ës, PDK dhe NISMA kishin lidhur koalicion parazgjedhor bashkë me AAK-në duke dalë edhe fitues të zgjedhjeve, ndërsa në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 tri partitë kanë mbetur në opozitë.