Anëtari i Komisionit për Media: RTK nuk po ua paguan trustin punëtorëve

Anëtari i Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, Agon Batusha, ka thënë se punët në televizionin publik janë lëmsh.

Sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, RTK nuk po ua paguan Trustin punëtorëve. Për krejt situatën në RTK ai tha se janë fajtorë edhe deputetët të cilët janë pjesë e Komisionit për Media që disa vite me radhë.

“Unë jam deputet i ri, më është dashtë pak kohë me kuptu situatën në RTK. RTK-ja është lëmsh e lëmshin nuk e kemi bë ne deputetet e rinj por e keni bë ju që jeni që 20 vjet deputetë. Sindikata është ka bjen përditë ankesa, Trustin ua kanë marrë RTK-ja e nuk ua kanë qitë në konto, është marrë në Trust e nuk u është qitë në konto si trust, që është një problem”, tha Agon Batusha.

Ai ka thënë se edhe një anëtar i Komisionit të Pavarur për Media duhet të rishikohet pasi i njëjti ka afërsi me një parti politike.

“E kemi zgjedhë një anëtar të KPM me të cilin ne si anëtarë duhet me u marrë herët ose vonë, që PDK e ka përgjegjësinë se pse nuk e ka lajmëruar”, deklaroi ai.

Dje gjatë ditës, KALLXO.com raportoi për zgjedhjen e Granit Musliut.

Njeriu i PDK-së emërohet anëtar i Komisionit të Pavarur të Mediave

www.kallxo.com