Anëtarët e Vetëvendosjes në KQZ kërkojnë që të votohet certifikimi i të gjithë kandidatëve

Anëtarët e Lëvizjes Veëvendosje në KQZ, Alim Rama dhe Sami Kurteshi kanë kërkuar nga KQZ që të merret parasysh rekomandimi i drejtorit të Zyrës për Certifikimin e Partive Politike, Yll Buleshkaj, për certifikimin e të gjithë kandidatëve.

Alim Rama anëtar i KQZ-së nga LVV tha se “nuk ka nevojë për dokumente, ne e kemi një rekomandim dhe duhet ta votojmë”.

Edhe Sami Kuteshi kërkoi që të merret parasysh rekomandimi dhe pastaj të ndiqen hapa të tjerë.

“Kjo temë ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm në Kosovë. Zyra ka sjell një rekomandim udhëheqësi i zyrës merr përgjegjësi ligjore për vendimet dhe rekomandimet e veta. Rekomandimi i zyrës për ndjekjen e hapave ligjor është në vend”, tha ai.

Yll Buleshkaj në mbledhjen e sotme të KQZ-së ka rekomanduar që të certifikohen të gjithë kandidatët.

Ai tha që për shkak të konfuzitetit me pikën q të certifikohen të gjithë kandidatët.

“Kemi kërkuar shkresa nga institucionet e ndryshme për të na ndihmuar në vendimmarrje, disa na kanë ndihmu disa na kanë konfuzu, ajo çka vlen të theksohet është që zyra nuk ka arrit me zbatu plotësisht në bazë të shkronjës q të nenit 29 për shkak të interpretimeve të ndryshme, ne rekomandojnë certifikimin, pastaj palët mund ti drejtohen institucioneve për ankesa”, shtoi ai.

Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka tha se nga ky rekomandim nuk e kanë  të qartë se cilët kandidat i plotësojnë kushtet e cilët jo.

“Kërkesat janë dërgu në institucionet relevante. Është kërku nga subjektet të zëvendësohen anëtarët qe nuk i përmbushin kriteret. Ne nuk e kemi të qartë se kush i përmbushë kërkesat e kush jo. Zyra është ajo që i pranon dokumentet i verifikon klasifikon dhe bënë rekomandim duke respektuar dispozitat e nenit 9”, tha ajo

“Unë kisha dashtë të na sillen gjitha dokumentet sepse nuk i kemi. E kemi një rekomandim që thotë që të certifikohen gjithë kandidatët”, shtoi ajo.

Rekomandohet certifikimi i të gjithë kandidatëve, Daka kërkon dokumente shtesë