Zyrat qendrore te Interpolit. Foto: Interpoli.
Anëtarësimi në INTERPOL, diskutohet në Komisionin për Punë të Brendshme
22.6.2018 - 08:27
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe do të ketë diskutim rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.