Flamuri i NATO-s.

Anëtarësimi i Suedisë në NATO do ta 'përcaktojë kërcënimin e konfliktit ushtarak në Evropën veriore’

Anëtarësimi i Suedisë në NATO do të frenonte kërcënimin e konfliktit ushtarak në Evropën veriore, është konkluza e një raporti të ri.

Ky raport, i botuar të premten, nënvizoi disa avantazhe të aleancës ushtarake transatlantike.

Suedia dhe Finlanda fqinje po e shqyrtojnë anëtarësimin në NATO pasi lufta në Ukrainë shkaktoi një rritje të mbështetjes për anëtarësimin në këtë organizatë.

Të enjten, presidenti dhe kryeministri i Finlandës lëshuan një deklaratë të përbashkët duke i kërkuar vendit ta japë nënshkrimin e tij “pa asnjë vonesë”.

Mirëpo raporti i së premtes në Suedi nuk e bëri një rekomandim të tillë.

“Anëtarësimi i Suedisë në NATO do ta rriste pragun [për shkaktimin] e konflikteve ushtarake dhe kështu do të kishte një efekt parandalues ​​në Evropën Veriore,” thuhet në raport.

Megjithëse Moska ka paralajmëruar për “pasojat” nëse Suedia dhe Finlanda do të futeshin në NATO, raporti hedh poshtë një sulm të armatosur si shumë të pamundur, megjithëse pranoi mundësinë e “provokimeve” dhe “hakmarrjes” ruse.

“Mendimi ynë është se ne nuk do të pësojmë një sulm ushtarak konvencional si reagim ndaj një kandidature të mundshme për NATO,” tha Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde në një konferencë për media të premten.

Por ajo nuk përjashtoi mundësinë e një sulmi ushtarak rus në vend, duke përsëritur qëndrimin e qeverisë së saj.

Një vendim zyrtar nëse Suedia dhe Finlanda do të anëtarësohen në NATO pritet të mirret në ditët në vijim.

Suedia tradicionalisht ka preferuar një politikë neutraliteti dhe ka qëndruar jashtë aleancës perëndimore, duke mos dashur të provokojë tensione në zonë.

Rusia është fuqishëm kundër një NATO më të madhe dhe të zgjeruar në kufijtë e saj, e cila e sheh atë si një kërcënim për sigurinë e saj.

Moska ka paralajmëruar më parë se armët bërthamore do të vendosen pranë Skandinavisë dhe Balltikut, nëse Finlanda ose Suedia vendosin të nënshkruajnë për t’iu bashkuar NATO-s.

E krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, NATO (Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut) është një aleancë ushtarake dhe politike e vendeve perëndimore.

Nëse një nga 30 shtetet anëtare të NATO-s sulmohet nga vendet e huaja, të gjithë vendet anëtare janë të detyruara t’i vijnë në ndihmë sipas kushteve të traktatit./Euronews