Andin Hoti: Foto: Facebok

Andin Hoti e mohon se janë gjetur mbetjet trupore të Ukshin Hotit

Gjatë ditës së sotme portali “Albanian Post” ka raportuar se janë gjetur eshtrat e ish profesorit, Ukshin Hotit.

Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar kryesuesi i Komisionit qeveritar për persona të zhdukur, njëherësh kryetari i delegacionit për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, Andin Hoti.

Ai në një përgjigje dhënë për KALLXO.com, tha se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë lajm, ndërsa sqaroi se janë duke u riatdhesuar shtatë trupa nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë.

“Jo, nuk ka asgjë të vërtetë, ose është keqkuptim apo me tendencë të cilën unë nuk e di por nuk ka asgjë të vërtetë këtu. Janë shtatë trupa duke u riatdhesuar prej varrezës masive të Kizhevakut të Serbisë të shtatit janë nga masakra e Rezallës. Jo nuk është (Ukshin Hoti)”, sqaroi ai.