President Donald Trump speaks before boarding Air Force One at Andrews Air Force Base, Md., Wednesday, Jan. 20, 2021.(AP Photo/Manuel Balce Ceneta)

Analizë e BBC-së: Amerika përballet me një normalitet të ri në dhunën politike

Pas dekadash të tëra pa dhunë politike të drejtuar kundër një kandidati presidenciale nga njëra nga partitë e mëdha, Shtetet e Bashkuara tani po përjetojnë këtë qe dy herë brenda dy muajsh – ish-presidenti Donald Trumpi ishte cak në të dyja rastet, shkruan BBC në një analizë pas tentim-vrasjes së dytë ndaj kandidatit republikan për president.

Në meskorrik, Trumpi për pak i shpëtoi plumbit në kokë prej një djaloshi të armatosur në një tubim në Butler në Pensilvani. 20-vjeçari u qëllua për vdekje nga njëri prej sanjperistëve të Shërbimit Sekret.

Dy muaj më vonë, pasditen e së dielës së 15 shtatorit 2024, gjatë një loje golfi, ai qartazi se ishte cak i një tjetër sulmi, konfirmon FBI-ja, me të dyshuarin tashmë të arrestuar.

 

Çfarë thonë hetimet e para?

Hetuesit kanë thënë se një burrë i armatosur me një pushkë të gjatë të stilit AK-47 po priste në shkurre derisa Trumpi po luante golf në “West Palm Beach” para se i dyshuari të vërehej prej agjentëve të Shërbimit Sekret, të cilët hapën zjarr.

Amerikanët janë detyruar të mësohen me “normalitetet e reja” në politikë – të vogla e të mëdha – në përditshmërinë e tyre në vitet e fundit. Është ashpërsuar diskursi kombëtar i debatit, me ndasitë partizane që janë thelluar dhe me gërryerje të standardeve të kandidatëve rivalë.

Duke pasur parasysh epideminë e dhunës së armëve, këto far sulmesh janë mbase vetëm edhe një tjetër normalitet i ri. Por tani për tani, megjithatë është shikues.

Por çfarë dimë deri tani për sulmin ndaj Trumpit dhe për të dyshuarin.

“Dhuna nuk ka vend në Amerikë”, deklaroi zëvendëspresidentja Kamala Harris – e cila është rivale e Trumpit nga radhët e Partisë Demokratike për zgjedhjet e nëntorit – duke folur për incidentin e fundit në Florida.

Detajet e tentim-vrasjes së dukshme – identiteti dhe motivi i sulmuesit në veçanti – do ta përcaktojnë ndikimin që do të ketë kjo në politikën amerikane. Por tani për tani, duket se – komentet e zëvendëspresidente janë të qëndrueshme – kjo lloj dhunë po rritet në Amerikën e së sotmes.

 

E mira e së keqes!

Donald Trumpi, në deklaratën e tij pas tentim-vrasjes së dukshme, premtoi se nuk ka asgjë që do t’ia ndalë hovin ose që ta detyrojë të dorëzohet.

Reagimi i shkon për shtat një fushate që shpesh argumentonte se ish-presidenti është kthyer në cak persekutimi dhe sulmesh për shkak se ai flet për amerikanët “e harruar”. Fjalët e tij pas tentim-vrasjes së korrikut – “luftoni, luftoni, luftoni” – janë kthyer në thirrje fushate për mbështetësit e tij.

“Ata nuk po më ndjekin mua, po ju ndjekin jush”, i pëlqen Trumpit të thotë. “Unë thjesht ua kam zënë rrugën”.

Dhe tani ish-presidenti do ta ketë një tjetër shembull dramatik që mund ta përdorë për ta spikatur qëllimin e tij.

Incidenti i fundit megjithatë mund të mos e ketë ndikimin e vet emocional, sikur se ai në Butler, vlerëson BBC.

Sulmi ndodhi në një tubim publik, në dritë të diellit para kamerave televizive, me ish-presidentin të përgjakur e sfidues. Një mbështetës do të vritej dhe dy të tjerë do të plagoseshin.

 

Shpërqendrim vëmendjeje pas debatit

Kësaj here, incidenti ndodhi në fushën e golfit të vetë Trumpit, me ish-presidentin që i shpëtoi një rreziku të atypëratyshëm. Pa imazhe grafike që do të dalin pas disa ditësh, kjo mund të afektojë ndikimin që do të ketë në ndërdijen publike.

Megjithatë, fundja tentim-vrasja e qartë do të gjenerojë kryetituj që përkohësisht rrokin vëmendjen e madhe dhe largojnë vëmendjen prej ditëve të kaluara sfiduese të fushatës së Trumpit.

Përformanca defensive e Trumpit gjatë debatit të javës së kaluar kundër Harrisit, kritikat për lidhjen e tij me Laura Loomerin që ka pikëpamje konspirative dhe vërsulja e së dielës në mëngjes në mediat sociale kundër Taylor Swiftit do të lihet përkohësisht mënjanë.

Drama e së dielës do të jetë tronditëse, por kur kanë mbetur vetëm edhe shtatë javë të fushatës presidenciale, duket se do të ketë edhe më shumë të papritura të reja.

 

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com