FOTO: AUV

Analizat e ushqimit dhe veterinarisë në Kosovë pritet të bëhen në Maqedoninë e Veriut, afër nënshkrimi kontratës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës  [AUVK], pritet të kontraktoj 20 mijë euro për blerjen e shërbimeve për kryerjen e analizave laboratorike jashtë Kosovës.

Nëpërmjet platformës elektronike „e-prokurimi“, dhe me tender të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët, AUV kontratën i ka dhënë kompanisë „Food LAB LTD Skopje-Laboratory for Food and Beverage Testing“, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me vlerë të përgjithshme 20,000 euro dhe me kohëzgjatje të kontratës, tre vite apo 36 muaj.

Sipas njoftimit, kontrata me kompaninë e rekomanduar pritet të nënshkruhet më datë 24 shkurt 2023.

AUVK është institucioni më i lartë në vend për ushqim dhe veterinari, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të siguruar nivel të lartë të sigurisë së ushqimit, ndër tjerash merret edhe me shëndetin dhe ushqimin kafshëve, shëndetin e bimëve.

Ndryshe KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar lidhur me aktivitet dhe inspektimet e këtij institucioni. Për më shumë kliko këtu.