Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Analizat e AUV: Nxënësit në Lipjan janë helmuar nga ushqimi

Disa nxënës janë helmuar nga ushqimi në fshatin Shalë të komunës së Lipjanit. Policia ka njoftuar se Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit ka marr mostrat e ushqimit të konsumuar nga nxënësit në Komunën e Lipjanit nga një fast food dhe kanë rezultuar pozitive.

Sipas policisë fillimisht është raportuar më 6 nëntor 2021 se disa nxënës të shkollave të mesme dhe fillore janë helmuar si pasoj e konsumimit të ushqimit të një fast food-i në fshatin Shalë të Lipjanit.

Ndërsa më 29 dhjetor 2021 mostrat kanë rezultuar pozitive dhe rasti është duke u hetuar.

“Raportohet se me date 06.11.2021 disa nxënës të shkollave të mesme dhe fillore dyshohet se  janë helmuar si pasojë e konsumimi të ushqimit në një fast food. AVUK ka marrë mostrat dhe i ka dërguar për analiza. Më 29.12.2021 kanë arritur  analizat e mostrat të cilat kanë rezultuar si pozitive . Me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.